Meta reagon për ngjarjet kriminale në Tiranë: Apeloj me forcë për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit

Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ngjarjet e ndodhur dje në kryeqytet, me protagonistë efektivë të Policisë së Shtetit. Meta apelon me forcë
për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit.

“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit të ndjerë të policisë Çaush Saliasi, që humbi jetën mbrëmë vonë, i qëlluar me armë zjarri nga një koleg i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë, apeloj me forcë për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit për parandalimin e ngjarjeve të tilla, që tronditin rëndë besimin e publikut te ky institucion”, deklaron Presidenti Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×