VIDEO/ I gjakosur dhe në karrocë me rrota, një prej të plagosurve nga aksidenti tragjik në Levan në gjendje shoku në spital

I Plagosurii

Identifikohen të plagosur e aksidentit tragjik në aksin Levan-Tepelenë. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se janë plagosur tre anëtarët e një familjeje nga Cakrani, çifti i bashkëshortëve dhe vajza 10 vjeçe.

Të tre familjarët udhëtonin në mjeti tip “Opel Zafira”, që drejtohej nga shtetasi Gerti Skënderaj.

Siç shihet në videon që sjell “BalkanWeb”, 43-vjeçari Skënderaj ndodhet në korridorin e spitalit, në një karrige me rrota, i gjakosur dhe në gjendje shoku. Ndërkohë, viktima të aksidentit kanë mbetur punonjësi i FNSH, Sokrat Lela dhe një grua.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×