Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt i shfaq botës pasionin e hershëm/ Një video e saj është bërë virale

f7cff1c0-e8a9-11ec-8c14-2b224ff48bf9_800_420-2

Ndonëse prindërit e saj janë aktorët më të famshëm në Hollywood, kjo gjë nuk ka ndikuar në zgjedhjen e profesionit të saj.

Bëhet fjalë për Shiloh Bitt, vajzën e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, e cila së fundmi ka treguar pasionin e saj për kërcimin. Ndonëse në rrugën e artit, Shiloh nuk dëshiron të bëhet aktore, por kërcimtare. Është bërë virale një video e saj duke kërcyer dhe nga lëvizjet duket se ajo e dashuron kërcimin.

Që e vogël, vajza e aktorëve ka shfaqur këtë pasion të sajin, madje dyshja hollividiane e kanë shtyrë ta vazhdojë ëndrrën e saj.

Ju kujtojmë që Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2017 pas 12 vitesh së bashku. Ndonëse jo më krah njëri-tjetrit ata do të jenë gjithmonë bashkë për gjashtë fëmijët e tyre: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox. Jolie adoptoi dy nga fëmijët e tyre (Maddox dhe Zahara) përpara lidhjes së saj me Pitt. Ndërsa katër fëmijët e tjerë janë fryt i dashurisë së ish-çiftit të aktorëve.

Angelina Jolie says separated from Brad Pitt for 'well-being' of children

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×