Video/ DETAJET/ Konfiskimi i pasurisë së Bashkim Dedjes, si e “tradhtoi” gjyqtarin punonjësi i kompleksit

SPAK ka kërkuar sot konfiskimin e një apartamenti në pronë të familjarëve të ish kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja.

Gazetarja e News 24, Klodiana Lala raporton se nga hetimi i SPAK, bazuar në ligjin Antimafia, ka rezultuar se vëllai i Dedjes nuk kishte pasur mundësi financiare për blerjen e apartamentit.

Mësohet se apartamenti ka qenë në përdorim të ish-gjyqtarit kushtetues të shkarkuar nga vetingu.

Mes provave të SPAK është edhe një dëshmi e punonjësit të kompleksit, i cili ka treguar se për vite me radhë apartamenti është përdorur nga Dedja dhe familja e tij, që shkonin atje në fundjavë, në festa dhe gjatë verës.

Video/ DETAJET/ Konfiskimi i pasurisë së Bashkim Dedjes, si e “tradhtoi” gjyqtarin punonjësi i kompleksit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook