Alibeaj e caktoi anëtar Komisioni të Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: E mora vesh nga mediat

Download

Oerd Bylykbashi ka deklaruar se lajmin që është caktuar anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore nga Enkelejd Alibeaj, e ka mësuar nga mediat.

“E mora vesh nga mediat që jam caktuar anëtar. Edhe kur me hoqi Basha nga Zgjedhorja, nga mediat e mora vesh”, tha Bylykbashi i kontaktuar nga BalkanWeb.

Më herët, gjatë paradites së sotme, Partia Demokratike ka publikuar emrat e anëtarëve të Komisioneve Hetimore, duke nisur nga ai për Investimet Strategjike, deri te ai për Reformën Zgjedhore apo atë Territoriale.

KOMISIONI I POSAÇËM “PËR REALIZIMIN E REFORMËS ZGJEDHORE”

Bashkëkryetar:
1. Enkelejd Alibeaj

 

 

Anëtarë PD:
2. Oerd Bylykbashi
3.Dashnor Sula
4. Grida Duma
5. Kreshnik Collaku
6. Lindita Metaliaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×