
Elhan Kastrati debutoi me Kombëtaren A në ndeshjen e fundit ndaj Estonisë, ndërsa dje në “Instagram”-in e të dashurës së tij, është publikuar një foto ku portieri shfaqet me një model të ri flokësh.
Ndërkohë që nuk mungon edhe një koment nga e dashura e tij: “Dikujt i ka shkuar keq haha”, komenton ajo mbi foton e Kastratit.
Nga ana tjetër, ky i fundit nuk duket edhe shumë i lumtur për modelin që dikush u ka bërë flokëve të tij në plazh.