Shtutgarti ka arritur të sigurojë mbijetesën në Bundesligë në sekondat finale të kampionatit.
Skuadra e njohur gjermane ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Këlnit në stadiumin “Mercedes-Benz Arena”, ku shpëtimtari i ekipit ishte mbrojtësi japonez, Vataru Endo, i cili falë golit të tij në minutën e 90+2′ i dha skuadrës qëndrimin në Bundesligë për sezonin e ardhshëm, në javën e fundit të kampionatit.
Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit kryesor, lojtarët, stafi teknik dhe tifozët “pushtuan” fushën e blertë për të shijuar këtë moment.
Shtutgarti e përfundoi kampionatin në vendin e 15, një pozicion më lart se “Play-Out”-i duke e mbyllur këtë edicion futbollistik me 33 pikë, ku nga 34 ndeshje kanë koleksionuar 7 fitore, 12 barazime dhe 15 humbje me një golavarazh 41-59.
SCENES IN STUTTGART! 🙌 pic.twitter.com/861UZCngC8
— ESPN FC (@ESPNFC) May 14, 2022
– Arena e Lajmit

Loading…