Iu nënshtrua operacionit për heqjen e bajameve, ndërron jetë ish-Missi 27-vjeçar pas disa javësh në koma! Pësoi hemorragji në tru dhe atak kardiak

miss

Ish-Miss Brazili, Gleycy Correia, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Mësohet se mbretëresha braziliane e bukurisë pësoi një hemorragji në tru dhe nga një atak në zemër pas një operacioni për heqjen e bajameve.

miss

Gleycy Correia, e cila u kurorëzua Miss në vitin 2018, u nda nga jeta të hënën në një spital në Macae, në juglindje të vendit, disa muaj pas operacionit.

Rezultatet e autopsisë pritet nxjerrin më shumë detaje rreth vdekjes së saj të parakohshme.

“Ajo bëri operacion për heqjen e bajameve në fund të marsit dhe pas 5 ditësh në shtëpi pati hemorragji”, tha prifti i familjes për The Mirror. “Ajo shkoi në spital dhe pësoi atak në zemër më 4 prill. Që nga ajo kohë ishte në koma dhe ndërroi jetë.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×