Nga Ibiza në Miami, destinacionet ekzotike që kanë zgjedhur yjet e futbollit botëror për të pushuar (FOTO)

ipiccy_image-3-1-2

Pas përfundimit të grumbullimit me kombëtaret përkatëse, yjet e futbollit botëror kanë nisur pushimet e tyre në destinacione ekzotike.

Ato nuk kanë hezituar të ndajnë me të gjithë foto nga momentet e tyre të relaksit.

Lionel Messi dhe gruaja e tij Antonela Roccuzzo po shijojnë një udhëtim me jaht së bashku me Cesc Fabregas dhe gruan e tij Daniella Semaan në Ibiza. Çifti u shfaq në momente intime duke u përqafuar dhe puthur teksa merrnin rreze dielli.

Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo, po pushon gjithashtu me familjen e tij në Mallorca. Së bashku me partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët, futbollisti prej dy muajsh tashmë po shijon motin spanjoll në det të hapur. Familja po qëndron në një vilë luksoze, të izoluar nga sytë kureshtarë, që ndodhet rrëzë maleve Tramuntana.

Edhe ylli brazilian Neymar e ka shfrytëzuar këtë periudhë për tu qetësuar. Futbollisti së bashku me të dashurën e tij, Bruna Biancardi shijuan rrezet e diellit në fillim të kësaj jave në një plazh në Miami. Mirëpo një incident ka ndodhur teksa ylli brazilian po udhëtonte nga Barbados në atdheun e tij. Avioni privat i sulmuesit të PSG-së, u detyrua të bënte një ulje emergjente. Nuk dihet nëse Neymar ishte në bord në momentin e incidentit.

nemyar

Pothuajse shumica e yjeve të fushës së blertë po karikojnë bateritë e tyre përpara fazave përgatitore në korrik. Edhe Mbappe, Sergio Ramos, Salah dhe Benzema kanë zgjedhur detin dhe pishinat për pushimet e tyre.

Qershori është muaji i futbollistëve, ndaj edhe ato kujdesen ta shijojnë në maksimum.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×