
Khloé Kardashian ka ka një partner të ri në jetën e saj, sipas burimeve të konfirmuara nga Page Six.
Një burim ka zbuluar thotë se ylli i “Kardashians” aktualisht është duke u takuar me një investitor të cilin e ka takuar përmes motrës së saj më të madhe, Kim Kardashian.
Ata treguan se 37- vjeçarja dhe parnteri misterioz u prezantuan në një darkë disa javë më parë, ku duket se kanë pasur simpatizimin e njëri-tjetrit duke vazhduar më pas me takimet e tyre për tu njohur më shumë.
“Marrëdhënia është në “fazat e fillimit” dhe Khloé “po ndihet vërtet mirë“, u tha sipas People , i cili dha lajmin të hënën.
Për më tepër, është thënë që Khloé dhe ish-i i saj Tristan Thompson, nuk kanë asnjë kontakt përveç rastit nëse bëhet fjalë për vajzën e tyre 4- vjeçare, True.
Gjatë fundjavës, themeluesja e “Good American” i dha fund thashethemeve se ajo “po frekuentohej me një lojtar tjetër të NBA”.
“Patjetër që nuk është e vërtetë!!!” komentoi ajo në një postim në Instagram tek një fotografi nga që kishte postuar faqja @deuxmoi, në të cilën dikush pretendonte se “dëgjuan” se ajo po dilte me një yll tjetër basketbolli pas ndarjes së saj nga qendërsulmuesi i Chicago Bulls.
Megjithëse ajo këmbënguli se “nuk ishte në kërkim të një shpirti binjak”, duket se Khloé po preferon ta mbaj romancën e saj të fshehtë këto ditë.
Marrëdhënia prej një periudhe të gjatë me Thompson, me të cilin filloi të takohej në vitin 2016, u bë shumë publike dhe u komentua shumë.
Pavarësisht skandaleve të shumta të tradhëtisë, Tristian e mohoi se ishte babai i fëmijës që modelja po pritste, deri në momentin kur dolën përgjigjet e atësisë dhe vërtetuan se atleti ishte babai i djalit tashmë 6 muajsh të modeles në Instagram, Maralee Nichols .