Përdorimet Fantastike të Vezës Përtej Kuzhinës

Veza përdoret kryesisht në gatime por ajo mund të shërbejë edhe për produkte dhe aktivitete në shtëpi dhe jashtë saj.

Cipa e hollë e një veze të zier plotësisht ka aftësi shëruese sidomos nëse prisni gishtin apo dorën.

Ajo mund të përdoret edhe si një fashë e mirëfilltë.

Përzieni të verdhën e një veze me dy lugë çaji me mjaltë dhe formoni një pelte të hollë.

Vendoseni në fytyrë dhe pjesën e qafës dhe mbajeni për 10-15 minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Veza përmban lecithinë që e ushqen lëkurën.

Lëvozhgën e vezës mund ta grini hollë dhe ta hidhni sipër sipërfaqeve të mbjella për të shmangur praninë e kërmijve, krimbave dhe insekteve të tjera.

E bardha e vezës është shumë e mirë për të pastruar fytyrat komplekse ose me yndyrë, për të trajtuar aknet dhe tendosur lëkurën.

Rrihni të bardhën e vezës me gjysëm luge çaji me lëng limoni dhe vendoseni në fytyrë.

Lëreni të thahet dhe më pas aplikoni një shtresë të dytë, e cila duhet të qëndrojë për 10 minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Lëvozhgat e vezës mund t’i përdorni për të mbjellë bimët e preferuara.

Përdorni një gjilpërë për të hapur një vrimë kullimi nga lëvozhga bosh.

Mbusheni atë me dhe’ e më pas vendosni farat deri sa të çelin filiza.

Kur përthahet, proteina tek e bardha e vezës  shërben si ngjitës i fuqishëm, sidomos në letër.

E bardha e vezës përmban kalçium, një mineral i dobishëm për domatet qershizë, patëllxhanët e të tjerë.

Mund ta përdorni për fertilizimin e bimëve.

Piqini lëvozhgat boshe në furrë për 8 minuta.

Më pas bluajini dhe pluhurin shtojeni në lëngun e frutave që pini çdo ditë

Bluajeni kafenë bashkë me copëza të lëvozhgës dhe kafeja do të jetë më e ëmbël.

Veza e bluar është fantastike për pastrimin e enëve të palara dhe tubave të kuzhinës.

Veza si mbajtëse qirinjsh

Mund të vendosni qirinj të vegjël në lëvozhgën e vezës, në mënyrë që të mos pikojnë. Vezët me qirinj mund t’i vendosni në mbajtësen e vezëve për një pamje më interesante./AgroWeb.org

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×