Etrit Berisha është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme këtë sezon me fanellën e Torinos, ku në ndeshjen ndaj Veronës ditën e djeshme skuadra “granata” triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi”, gardiani kuqezi ishte një ndër më të mirët në fushën e blertë.
Statistikat që vijnë nga faqja e mirënjohur “Sofa Score” janë mbresëlënëse teksa në 90 minutat e luajtura ndaj veronezëve, portieri i Kombëtares shqiptare është vlerësuar me notën 8,1.
Ka pritur 5 topa, ku 4 nga këta kanë qenë brenda në zonën e rreptësisë.
Asnjë gol i pësuar dhe ka goditur 9 nga 24 topa të gjatë.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Torinos, 33-vjeçari prishtinali është aktivizuar gjithsej në 9 ndeshje në Serinë A.
STATISTIKAT E ETRIT BERISHËS NË SFIDËN NDAJ VERONËS, SIPAS FAQES SË NJOHUR “SOFA SCORE” –
– Arena e Lajmit

Loading…