– Interi ka fituar 8 nga 10 ndeshjet e fundit në kampionat kundër Kaljarit (1 humbje, 1 barazim) dhe ka mbajtur portën të paprekur në dy më të fundit.
– Interi është skuadra kundër së cilës Kaljari ka barazuar më shumë ndeshje në shtëpi në Serinë A: 18.
– Kaljari është i pamposhtur në dy ndeshjet e mëparshme kundër Interit, të luajtura pas javës së 36-të, duke marrë një fitore dhe një barazim.
– Kaljari ka fituar vetëm 3 ndeshje në shtëpi në këtë kampionat: në të gjithë historinë e tyre në Serinë A, ata e kanë mbyllur kompeticionin vetëm një herë me vetëm 3 fitore, në 1999-2000 (3 fitore, 7 barazime, 7 humbje).
– Interi ka shënuar mesatarisht 1 gol për çdo 325 topa të luajtur, mesatarja më e ulët nga të gjitha klubet e Serisë A.
– Lautaro Martinez (19 gola) mund të bëhet lojtari i gjashtë në historinë e Interit i aftë për të shënuar 20 gola në një sezon të Serisë A para se të mbushë 25 vjeç, pas Xhuzepe Meacës, Stefano Neiersit, Antonio Anxhelilos, Ronaldos dhe Mauro Ikardit.
– Portieri i Interit, Samir Handanoviç, është ndalur në 599 gola të pësuar dhe është 1 gol larg pësimit të 600 golave në Serinë A. Në epokën e tri pikëve për fitore (nga 1994- 1995), vetëm Andrea Konsili (626) e ka kaluar këtë shifër.
Arena e Lajmit

Loading…