Arthur është një nga mesfushorët më të kritikuar nga ana e tifozëve të Juventusit për shkak të paraqitjeve në fushë me skuadrën, duke u nisur nga ky fakt lojtari është duke vlerësuar kështu mundësinë e një largimi me Arsenalin që eshtë i interesuar për të.
Braziliani nuk duket se nuk është përshtatur dot me Serinë A pas transferimit të bujshëm nga Barcelona në marrëveshjen që dërgoi mesfushorin tjetër Pjaniç në katalunjë.
Agjenti i mesfushorit Federiko Patorelo ka folur në lidhje me të ardhmen e mesfushorit duke përmendur Arsenalin si një mundësi konkrete për të.
“Arsenal mund të jetë një mundësi e mirë.
E kemi menduar transferimin atje edhe përgjatë janarit.
Tani po vjen një sesion tjetër merkatoje, do të shohim çfarë do të ndodhë.”, u shpreh Pastorelo.
Arena e Lajmit

Loading…