Mesfushori i Çelsit, Ngolo Kante, mund të largohet nga “Blutë” këtë sezon dhe duket se ka nisur menjëherë kontaktet me trajnerin e ardhshëm të Mançester Junajtid, Erik Ten Hag.
Francezi është një prej objektivave të trajnerit holandez te “Djajtë e Kuq”, pasi mesfushori De Jong ka preferuar Mançester Sitin dhe jo Junajtid.
Çelsi pritet të humbasë shumë lojtarë këtë sezon, me Rudiger që është drejt Realit të Madridit dhe emra të tjerë si Kristensen, Aspilikueta dhe Markos alonso. Gjithashtu dhe Lukaku me Zhorzhinjon kanë pasur biseda me klube të tjera.
“Blutë” nuk do të kërkojnë të humbasin një tjetër lojtar të madh në këtë verë dhe sidomos te një ekip rival siç është Mançester Junajtid, kështu do të bëjë çmos që ta bindë Kantenë që të qëndrojë.
Arena e Lajmit

Loading…