EMRI/ Kultivoi kanabis në “Përroin e Thellë”, vihet në pranga 25-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia Selmani Arrestim 1024x576 2

Një 25-vjeçar është vënë në pranga policia në Tepelenë pasi rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Ardi Çela, 25 vjeç, banues në fshatin Izvor, Tepelenë”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Ndërkohë rezulton se Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar Çelën me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 6 muaj.

Kjo pasi, në korrik të vitit 2020, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”, në afërsi të fshatit Izvor, ai është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasit Ardi Çela i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×