Ka realizuar 16 gola këtë sezon, klubi i njohur turk hedh “grepat” për sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Xhakomo Vrioni është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer në kampionatin austriak me fanellën e Tirolit. Shqiptari ka realizuar 16 gola në kampionat, ndërsa ndjek në garën për “Këpucën e artë” Adejemin e Salcburg i cili ka 19 të tillë.

xhakomo vrioni

I huazuar nga Juventus, 23 vjeçari shqiptar ka zgjuar interesin e shumë klubeve të njohura Europiane, që kanë hedhur “grepat” për ta pasur Vrionin në ekip.

Së fundmi mediat turke bëjnë me dije se sulmuesin është duke e vëzhguar edhe Beshiktash. Vrioni pëlqehet shumë nga trajneri i Valerien Ismael, që ka kërkuar angazhim nga klubi për ta afruar në merkaton e verës.

VRIONI

Sipas të njëjtit burim,, skuadra e njohur ka kërkuar fillimisht lojtarin e Sociedad, Sorloth. Nga pamundësia për té finalizuar transferimin, drejtuesit e klubit kanë pyetur trajnerin e Beshiktash, Ismael: “A nuk ka sulmues tjetër si norvegjezi?”. Në këtë moment trajneri ka dhënë emrin e Xhakomo Vrionit, që ka tipare të ngjashme me norvegjezin e  Sosiedatit dhe pëlqehet shumë nga tekniku i Beshiktashit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×