“Kishte kohë që punonte këtu”, rrëfehet bashkëfshatari i rojës së vrarë: Ishte njeri i mirë! (VIDEO)

Burri Flet

Fshati Mbrostar Ura në Fier është tronditur nga një ngjarje e rëndë mëngjesin e sotëm, ku një 67-vjeccar u gjet i vrarë në vendin e punës. Ngjarja ndodhi në një serë të kultivimit të perimeve, ku i moshuari punonte prej disa kohësh. Petraq Gjika u gjet i vrarë me disa plagë thike në trup. Një bashkëfshatar i tij pohoi për gazetarin e ‘News24’ Ervis Kuçi se viktima ishte njeri i mirë dhe se prej kohësh punonte si roje.

“Kishte shumë kohë që punonte këtu te serat. Kam qenë jashtë se di nëse ka pasur konflikte. Ishte njeri i mirë. Më fliste, i flisja.”, tha banori i zonës.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, i cili mendohet se ka qenë vetëm një person.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×