“Sfida e fundit për Dibalën e Kielinin në shtëpi! Kapiteni i ri i skuadrës do të jetë…”, Alegri: Pogba? Nuk më kujtohet kush është…

Në vigjilje të sfidës ndaj Lacios, nesër në orën 20:45, në stadiumin “Allianz”, e vlefshme për javën e 37-të në Serinë A italiane, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, i cili ka analizuar këtë takim për “Zonjën e Vjetër”:

ALEGRI

Gjendja e skuadrës – “Nesër është ndeshja e fundit në shtëpi dhe duhet ta mbyllim me nder. Më pas është festa për Kielinin dhe sfida e fundit e Dibalës, ku të tre faktorët duhet të bashkohen për të arritur objektivin e përbashkët.”

Merkato dhe rrugëtimi – “Të flasësh për merkaton tani nuk ka kuptim. Të përfundojë sezoni dhe ne do ta vendosim me të gjithë drejtuesit për të planifikuar sezonin e ardhshëm. Për sa i përket personalitetit skuadra është rritur shumë, futbolli është i mirë kur episodet të shkojnë në favor dhe i keq kur të shkojnë kundër. Ndeshja me Interin në kampionat na ngadalësoi ritmin. Gjithsesi, e mërkura ishte një mbrëmje vërtet e bukur sportive me një ndeshje drithëruese, por ne nuk arritëm ta sillnim Kupën e Italisë në shtëpi.”

Kapiteni i ri – “Sipas hierarkive, kapiteni i ri do të jetë Bonuçi.”

Opinioni për sezonin – “Kur je te Juventusi, objektivi maksimal është të fitosh, por arritja në Champions nuk është një objektiv i parëndësishëm. Të mos arrish Champions në Serinë A do të thotë të kesh një problem i madh ekonomik. Ky është viti i 11-të radhazi ku Juventusi shkon në Champions, por ne duhet të përgatitemi për vitin e ardhshëm dhe të përpiqemi të bëjmë më mirë.”

Pogba – “Sezoni nuk ka përfunduar ende dhe Pogba është një lojtar i Mançester Junajtid, ne do të diskutojmë për merkaton me klubin në fund të sezonit. Gjithashtu sepse duhet të vlerësojmë plotësisht atë që ndodhi këtë sezon, jo vetëm në merkato. Pastaj kemi ndeshjen nesër. A më kujtohet Pogba? Tashmë e kam harruar, nuk e mbaj mend shumë, kujtesa ime është e shkurtër.”, përfundoi Masimiliano Alegri.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×