– Milani ka fituar dy ndeshjet e fundit kundër Atalantës në Serinë A, pasi ka marrë vetëm një fitore në njëmbëdhjetë të mëparshmet (6B, 4H);
– Hera e fundit që kuqezinjtë shënuan tri fitore radhazi në kampionat kundër skuadrës së Bergamos nën drejtimin e një trajneri të vetëm ishte midis 1993- shit dhe 1996-ës, me Fabio Kapelon në stol.
– Atalanta është e pamposhtur në shtatë transfertat e fundit në fushën e Milanit (3F, 4B) dhe në pesë prej tyre e ka mbajtur portën e paprekur; Suksesi i fundit i kuqezinjve në shtëpi daton më 6 janar 2014, 3-0 me Masimiliano Alegrin në stol.
– Ndeshja midis Milanit dhe Atalantës është sfida më e shpeshtë për javën e 36-të gjatë 10 sezoneve të fundit të Serisë A: bilanci është tri suksese të Milanit, tri barazime dhe një fitore bergamaske.
– Milani ka arritur të marrë më shumë se 80 pikë vetëm një herë në 15 sezonet e fundit të Serisë A: 82 në 2010/11, turne që përfundoi me fitoren e kampionatit.
– Edhe pse Atalanta ka fituar 12 ndeshje në transfertë në këtë kampionat (rekord për një sezon të vetëm të Serisë A dhe një më pak se Milani (13) në turneun aktual).
– Milani është skuadra që ka pësuar më pak goditje në Serinë A në 2022-shin, 154; në fakt, kuqezinjtë kanë pësuar vetëm nëntë gola në vitin e ri kalendarik, shifra më e lartë në pesë ligat kryesore europiane pas Liverpulit që është ndëshkuar 7 herë.
– Atalanta ka shënuar me 20 lojtarë të ndryshëm në këtë kampionat më shumë se çdo ekip tjetër; në të gjithë historinë e Serisë A, vetëm Fiorentina shënoi me më shumë lojtarë në një sezon të vetëm në 2014/15 (21).
– Sulmuesi i Milanit, Olivier Zhiru, (nëntë gola) mund të bëhet lojtari më i vjetër që arrin dopioshifër në sezonin e tij debutues në Serinë A (35 vite e 227 ditë në ditën e ndeshjes), duke kaluar Kristiano Ronaldon (33 vjeç, 299 ditë).
– Ish-milanisti Mario Pasaliç ka shënuar në secilën nga katër paraqitjet e tij të fundit në kampionat. Asnjë lojtar i Atalantës, përveç sulmuesve, nuk ka arritur të bëjë më mirë në Serinë A në epokën e tri pikëve për fitore (që nga viti 1994/95).
– Luis Muriel ka shënuar 49 gola për Atalantën në Serinë A dhe me një gol mund të arrijë Papu Gomezin dhe Jorgn Sorensenin në vendin e gjashtë të golashënuesve më të mirë me bluzinjtë në Serinë A (të gjithë me 50 gola).
Arena e Lajmit

Loading…