“Unë nuk jam James Bond”/ Arrestimi për spiunazh në Rinas, skocezi flet për mediat britanike: Policia shqiptare mungesë përvoje, nuk i njohën pajisjet tona

Yty

Media britanike DailyRecord ka shkruar rreth shoferit skocez që u arrestua në Rinas me një pajisje, për të cilën policia shqiptare po heton, pasi dyshon se mund të regjistrojë apo të ndërhyjë në valët analoge të radios të përdorura nga ushtria ose SHISH.

Colin McGowan, i cili është një shofer “delivery” nga Stenhousemuir ka thënë se është habitur kur është pyetur për pajisjen e radios, pasi policia shqiptare i ka sekuestruar pajisjet, duke menduar se është spiun.

Sipas mediave angleze, McGowan është një fanatik radiofonik ndërsa pajisja e radios që ai posedonte është dërguar në Laboratorin Shqiptar të Kriminalitetit për ekzaminim të mëtejshëm.

Njësia C (Njësia Kibernetike) e Policisë Shqiptare, e ndihmuar nga shërbimi sekret shqiptar (SHISH), po ndërlidhet me prokurorët në vend për të vërtetuar nëse Colin është entuziast i pafajshëm siç ai pretendon të jetë. Ata duan të vërtetojnë nëse Colin ishte pjesë e një ekipi spiunazhi gjatë një udhëtimi pesë-ditor në vendin e Evropës Lindore muajin e kaluar.

Ndërkohë, 46-vjeçari ka thënë: “Unë nuk jam James Bond për të qenë i sinqertë. Unë nuk mund të lidh as një nga ato zilet e dyerve me video, kështu që mund t’ju siguroj se nuk po spiunoja. Nuk jam plotësisht i sigurt se çfarë mund të përfshijë spiunimi për të qenë i sinqertë dhe nuk do të dija nga të filloja”.
Më tej në deklaratën e tij ai ka shtuar se “e gjithë kjo ishte paksa e befasishme”.

“Por besoj se autoritetet shqiptare, mungesa e përvojës apo njohurive të radios amatore është ajo që e shkaktoi këtë episod. Ata thjesht nuk kishin parë pajisje si tonat dhe donin të siguroheshin që gjithçka të ishte më lart”, ka rrëfyer ai.

Colin po udhëtonte me shokun e tij, gjithashtu fanatik i radiove, Paul Tittensor, nga Chelmsford në Essex.

Sipas mediat britanike, Colin dhe 61-vjeçari Paul bënë një udhëtim në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, për të ngritur një stacion të ri radiofonik, nga ku do të transmetonin sinjalin e tyre për entuziastët e tjerë në mbarë botën. Ata morën një vilë dhe ngritën një anten me tela për të transmetuar informacione.

“Kemi pasur disa ditë shumë të suksesshme dhe gjithçka shkoi sipas planit. Rrugës për në shtëpi, doganieri shqiptar i pa pajisjet tona dhe u interesua mjaft, kështu që ne i shpjeguam se çfarë ishte. Gjëja tjetër që dinim, policia donte të na bënte më shumë pyetje, kështu që ne u morëm mënjanë dhe na kërkuan të shpjegonim se për çfarë shërben gjithçka. Mendoj se ekzistonte një shqetësim se gjërat tona mund të ndërhynin në sinjalet që jepeshin nga policia ose qeveria shqiptare, por ne operojmë në frekuenca të ndryshme, kështu që kurrë nuk kishte asnjë shans për ndonjë lloj problemi. Në fund na hoqën pajisjet dhe i kanë ende, tre javë më vonë”, tregoi në vijim Colin.

Sipas 46-vjeçarit autoritetet shqiptare janë në kontakt me prokurorin fiskal në Skoci.

Ai shtoi: “Jam i vetëdijshëm që shqiptarët nisën një hetim, por na lanë të kthehemi në Skoci. Nuk ka vërtet shumë për të pyetur. Nuk ishte aq traumatike dhe ne e lamë policinë në kushte mjaft të mira. Ne kurrë nuk u arrestuam zyrtarisht”.
Ndërkohë një burim nga policia shqiptare i ka thënë medias britanike: “Jemi të shqetësuar sesi një pajisje e tillë ka hyrë në Shqipëri pa u zbuluar dhe për çfarë qëllimi është përdorur dhe kush i ka përdorur dhe për sa kohë është përdorur kjo radio në territorin e Shqipërisë”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×