Atmosferë elektrizuese në Milano! Skuadra e Stefano Piolit, është më pranë se kurrë titullit kampion, teksa kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi i kampionatit.
Milani do të përballet në orën 18:00 në “San Siro” kundër Atalantës, në duelin që do të vendosë fatet e sezonit. Një interesim të jashtëzakonshëm ka pasur nga ana e tifozëve kuqezinj.
#SerieA || 🔴⚫️🔴⚫️🔴⚫️🔴⚫️
Impresionante el recibimiento al #ACMilan en San Siro de parte de los tifosi del Rossonero… si hoy ganan podrían el Scudetto hoy!!!#MilanAtalanta pic.twitter.com/NdAMubFOgB
— Doble Cinco (@doble5mx) May 15, 2022
Mediat italiane kanë raportuar se për ndeshjen me Atalantën ka pasur 200.000 kërkesa për bileta. Ndërkohë autobuzi zbarkoi në San Siro dhe atje shihet turma e madhe e njerëzve që e presin mes entuziazmit, teksa has vështirësi në ecje për shkak të numrit të madh të tifozëve.
Arena e Lajmit

Loading…