Video/ “Protesta për vrasjet në komisariat”/ Nesër zgjidhet Kryesia, Berisha: Shqyrtojmë sot kandidaturat

Berisha32

Gjatë një konference për mediat kreu i PD, Sali Berisha u pyet nëse do të ketë emra të rinj në listën e kandidatëve për Kryesinë.

Në fjalën e tij Berisha saktësoi se ditën e sotme do të zhvillohet mbledhje dhe se gjithçka do të shqyrtohet.

“Statusi parashikon që kryetari i partisë  propozon listën. Do të kemi mbledhje sot pasdite për të shqyrtuar kandidaturat…”, tha Berisha.

Ndërsa foli edhe për mbledhjet e Këshillit ditën e nesërme (të shtunën), ai theksoi se më së shumti do të vendoset për anëtarët e Kryesisë.

“Do vendoset, më së shumti kryesia, më pas në një mbledhje pasuese do të zgjidhen nënkryetarët, sekretarët e partisë, i përgjithshmi. Më pas të tjerët, muajin tjetër. Procesi që po kalon PD është jetik për Rithemelimin e saj. Keni shumë të drejtë, është kohë e humbur për protesta, kujtojmë edhe vrasjet në Komisariat, droga është bërë normë në Polici dhe Edi Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës dhe kjo është gjëja më kriminale dhe faktikisht dy vrasjet janë të lidhura me drogën dhe nuk do të mbetet pa u dëgjuar fjala për protesta,..”, tha ndër të tjera ai.

Gjithashtu i ndalur tek ngjarjet e fundit të ndodhura në Komisariat, ku efektivë policie plagosën njëri-tjetrin, tha se do të ketë protesta dhe se këto ngjarje janë tepër të rënda.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×