VIDEO/ Shpërthen në ecje makina pranë Saukut, lëndohet drejtuesi

Makina4

Një automjet ka shpërthyer në ecje e sipër në aksin rrugor Sauk-Teg. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Ende janë të paqarta arsyet e shpërthimit, por si pasojë ka mbetur i dëmtuar në pjesën e gjymtyrëve drejtuesi i automjetit.

Mësohet se drejtuesi ndodhet jashtë rrezikut për jetën për momentin, ndërsa në vendngjarje  janë duke mbërritur shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe autoambulanca.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×