
Pamjet që shihni tregojnë vendin ku u gjet i vrarë sot roja 67-vjeçar në Fier. Ngjarja ndodhi në fshatin Mbrostar Ura.
Siç shihet dhe nga videot e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Ervis Kuçi shihet se vrasja ka ndodhur afër kabinës ku qëndronte roja, ndërsa shumë pranë saj ndodhej dhe një kosh mbeturinash. grupi hetimor i çështjes këqyri vendin e ngjarjes për të mbledhur të gjitha provat.
Petraq Gjika u godit disa herë me thikë, ndërkohë që plagët i morën jetën. Ai u gjet i pajetë sot nga kalimtarët në rrugë, të cilët të alarmuar njoftuan policinë. Gjika, vëlla i kryeplakut të këtij fshati punonte roje në serat që kultivonin perime.
Arena e Lajmit