VIDEO/ Vrasja e rojës në Mbrostar Urë, policia kriminale rikthehet në vendngjarje, ushtron kontrolle në…

Vrasja Fier Roja

Edhe pse ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe u duk se policia i kishte marrë të gjitha provat në vendngjarje pas largimit të saj, në këto momente janë rikthyer forcat e policisë dhe asaj kriminale në vendin ku u gjet trupi i pajetë i viktimës Petraq Gjika, 67 vjeç.

Forca të shtuara policie po rishikojnë vendin ku u gjet trupi i pajetë, midis tyre edhe ekspertë të policisë kriminale. Gazetari Ervis Kuçi pohoi për BalkanWeb se policia po kontrollon sërish në koshin e mbeturinave, në kabinë dhe në zonën përreth.

Policia u largua rreth 1 orë më parë, duke e lëne vendngjarjen të lirë por mesa duket, detaje të munguara kanë bërë që ekspertët të rikthehen në vendin e ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×