Detajet e reja/ 27-vjeçari që u vra sot, i afërt me një të akuzuar për vrasje. Lidhja me “Të fortin e Memaliajt”, autorët e komanduan eksplozivin nga…

Shperthimi Me Tritol, Aleksander Sadikaj

Detaje të tjera zbulohen për atentatin e rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.

Burime për News24 bëjnë me dije se autorët e kanë telekomanduar shpërthimin me eksploziv nga një distancë e afërt me vendin e ngjarjes
27-vjeçari i vrarë ne atentat Aleksandër Sadikaj, ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër.

Po ashtu Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×