Fansat u tallën me kërcimin e tij, Justin Timberlake kërkon falje publike (VIDEO)

220623110108-justin-timberlake-dance-0618-restricted-exlarge-169-e1656006189264-2

Justin Timberlake dëshiron që të mund të rikthehet përsëri në mbrëmjen kur ai u përpoq të bënte kërcimin “Beat Ya Feet” në Uashington.

 

Këngëtari iu ka kërkuar falje fansave të tij për lëvizjet e tij të pakoordinuara që janë bërë virale në mediat sociale.

“DC, dua të të kërkoj falje për dy arsye”, tha këngëtari teksa ndezi kamerën drejt këmbëve. “Këtu dhe këtu! Unë pata një bisedë të gjatë me të dy, individualisht, dhe thashë ‘mos ma bëni më kurrë këtë gjë’”.

“Ndoshta ishin kakitë, ishte një atmosferë e vërtetë kaki. Por unë do t’jua bëj këtë. Do të përqendrohem te këta dy djem (këmbët) pikërisht këtu dhe do t’i bëj siç duhet, “tha ai duke treguar poshtë këmbët e tij.

Këngëtari e përfundoi mesazhin qesharak duke u thënë 62.5 milionë fansave të tij se i donte ata. Timberlake dukej i qetë në video, i veshur sportiv me një bluzë të bardhë dhe zinxhirë argjendi.

Pas kërkesës së faljes, 41-vjeçari ripostoi video të shumta të fansave që talleshin me lëvizjet e tij nga festivali i muzikës. Pas performancës së tij të shtunën në mbrëmje, aktori i “The Social Netëork” u ‘kryqëzua’ në mediat sociale pasi fansat pretenduan se interpretimi i tij i kërcimit popullor DC dukej më shumë si “hokey pokey” sesa një kërcim i zakonshëm.

Për fat të mirë, Timberlake ishte në gjendje të qeshte me veten pas kritikave dhe të punojë për t’ia marrë dorën kërcimit – veçanërisht nëse ai planifikon të plotësojë Hugh Jackman në Broadëay këtë vit.

LEXO EDHE: VIDEO/ Kërcimi i Justin Timberlake bëhet viral, fansat tallen me lëvizjet e tij: Largohu nga skena

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×