Plagoset me thikë një 52-vjeçar pranë kishës së Laçit, niset te Trauma (Emri)

Kisha E Lacit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kishën e Laçit mbrëmjen e sotme. Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se i plagosur ka mbetur 52-vjeçari Arben Margjini.

Ngjarja ka ndodhur pranë Kishës së Shën Ndout në Laç, vendin që mbledh mijëra qytetarë e pelegrinë çdo vit.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa 52-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë. Policia po heton ngjarjen.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×