U vra në një shpërthim me eksploziv/ I riu i skeduar dhe në fushën e narkotikëve, i lindur në Berat, por njihej si “Aleksi nga Memaliaj”

Pamje3

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj është vrarë sot pas një atentati me eksploziv pranë TEG-ut. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, teksa shkaktoi panik të madh në këtë zonë kur lëvizjet kanë qenë të shumta dhe madje disa mjete të tjera janë dëmtuar.

Ndërkohë gazetari Ilgi Çelmeta duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se për 27-vjeçarin policia, dispononte informacione në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve.

Sadikaj i lindur në Berat, por banues në Memaliaj njihej nga të gjithë si “Aleksi nga Memaliaj”. Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë teksa 27-vjeçari nuk mundi të mbijetonte pasi humbi gjymtyrët nga shpërthimi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×