VIDEO/ Milani kaloi në avantazh falë një faulli, ja pse VAR nuk anuloi golin e Rafael Leaos

Milani ka triumfuar sot me shifrat 2-0 ndaj Atalantës duke hedhur një hap shumë të sigurt drejt titullit kampion. Por padyshim që ndeshja do të komentohet gjatë për mënyrën se si erdhi goli i avantazhit të skuadrës së Piolit.

orsato

Në fakt, në ato momente Atalanta ishte në kontroll të topit me Pesina i cili tentoi të hynte në zonë. Kalulu e pengoi jashtë zonës së kuqezinjve, por gjyqtari la që loja të vijojë me Milanin që mori kontrollin e topit. Në vijimin e këtij aksioni, Rafael Leao u shfaq përpara Muso dhe mposhti më në fund portierin duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Protestat e Atalantës ishin të kuptueshme dhe kërkonin që VAR të kthente golin për faullin e kryer nga mbrojtësi i Milanit. Por në fakt, edhe pse kontakti ishte, VAR nuk mund të ndërhynte me rregullore për t’i kërkuar Orsatos që të rishikonte pamjet e anulonte këtë gol.

Gjqytari e kishte cilësuar kontaktin e mbrojtësit me Pesinën si jo të rëndësishëm për vijimësinë e aksionit dhe kësisoj, sipas rregullores së përdorimit të VAR, nuk bëhej fjalë për një gabim rtë qartë të gjyqtarit ndaj nuk mund ta ftonte para monitorit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×