Alarmuan Klopin për finalen e Champions-it, dy lojtarët e rëndësishëm të Liverpulit janë “OK”

Mohamed Salah dhe Van Dajk ishin dy dëmtimet që alarmuan Liverpulin në “Wembley” të shtunën, por lajmi i mirë është se lëndimet e dy shtyllave të skuadrës së Jyrgen Klopit nuk kanë probleme serioze dhe nuk do të mungojnë në finalen e Champions-it kundër Realit.

salah

Sulmuesi egjiptian la fushën pas 30 minutash për shkak të një dëmtimi muskulor në ijë, ndërsa qendërmbrojtësi holandez nuk vazhdoi përtej 90 minutave në finalen e Kupës FA pas një shqetësimi në gju, por Klop qetësoi pas ndeshjes. “Fola me të dy dhe janë me të vërtetë në rregull.

Gjithçka që dimë është se nuk është një problem i madh, por ndeshja e ardhshme është të martën. Unë mendoj se do të jenë të dy në rregull”, tha trajneri gjerman.

Konfirmimet vijnë edhe nga vetë protagonistët. “Sigurisht që do të jem gati për finalen, gjithçka është në rregull”, tha Salah, i cili kërkon hakmarrje për finalen kundër Realit pasi doli i dëmtuar katër vite më parë.

Ndërsa Van Dajk shtoi: “Ndjeva një kërcitje në gju pas 20 minutash pas një sprinti. Do të bëjmë kontrolle të tjera dhe shpresojmë të mos ketë probleme. U zëvendësova për të mos rrezikuar”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×