Braktis Dubain për Mykonos/ Enca Haxhia provokon nga “ishulli i vipave” (FOTO)

enca-haxhia-21-2

Pushimet nuk kanë të mbaruar për Encën.

Këngëtarja shqiptare pas turit të saj në vendet ekzotike, së fundmi po relaksohet në ishullin grek, Mykonos.

Gjatë ditës së sotme, Enca i ka shtuar galerisë së saj të fotove me bikini në Instagram, pamje të reja. Këngëtarja duket tejet provokuese me badin blu, në imazhet që iu ka “servirur” ndjekësve në profilin e saj.

Ju kujtojmë që ditë më parë Enca publikoi një foto në Instagram ku shfaqej me një fustan roze. Këngëtarja kishte vendosur dorën tek barku dhe kaq mjaftoi që të nisnin aludimet se ajo është në pritje të ëmbël. Zërat u mohuan menjëherë nga këngëtarja e cila publikoi në Instastory një artikull të një media online duke thënë që edhe pesë vite nuk ka në plan të bëhet nënë.

“Edhe nja 5 vite s’e kam në mend. E vetmja pritje ime e ëmbël është për këngën dhe pushimet e rradhës”, shkroi ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×