Çfarë ndodhi të dielën në Tiranë? Nga të ndaluarit për drogë te shoferët pa patenta, 13 në pranga nga policia

Policia Naten

Fundjava që lamë pas është mbyllur me një lumë arrestimesh nga policia e Tiranës.

Sipas uniformave blu 13 shtetas janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale, që nisin nga shitja e lëndëve narkotike deri tek drejtimi i mjetit pa leje drejtimi apo në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë;

– F. S., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. A., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen e shtetasit F. F., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 muaj  burgim për veprën penale  “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. L., 49 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. Sh., 55 vjeç dhe F. M., 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– I. L., 51 vjeç dhe A. V., 26 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– A. D., 56 vjeç dhe A. T., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– N. P., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 12.06.2022, shtetasja M. F., 44 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. F., 22 vjeçe, së bashku me fëmijët e saj të mitur. Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×