Detaje të reja/ Në makinën e Aleksandër Sadikajt dyshohet se u vendos 500 gr tritol, lëvizja e fundit e të riut pak para shpërthimit. Në makinë u gjet…

Shperthimi Me Tritol Aleksander Sadikaj

Në makinën e Aleksandër Sadikaj, hetuesit dyshojnë së është vendosur rreth 500 gram tritol. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se sipas prokurorisë ai ka dalë nga shtëpia e tij në Sauk të vjetër dhe pak minuta më pas ndodhi shpërthimi, duke e lënë fillimisht të gjymtuar, ndërsa në spital humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë e cila nuk dihet kujt i përket. Prokuroria po heton në disa pista,  atë të larjes së hesapeve, hakmarrje për shkak se ishte përfshirë në ngjarje kriminale në Greqi.

Po ashtu mësohet se Aleksandër Sadikaj ka qenë në të njëjtin burg me Alket Rizain në shtetin grek.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×