“Kim, ka njerëz që po vdesin!”/ Po tani, pse rrjeti është kundër yllit të ‘The Kardashians’?

kim-kardashian-panorama-plus-2-2

Fansat mund të mendojnë pse “Kim, ka njerëz që po vdesin!” është sërish një temë në trend në Twitter. Kim Kardashian po përballet me reagime të shumta në Internet pasi po vazhdon të reklamojë humbjen e shpejtë të peshës.

Më parë ajo mori kritika për shkak se zbuloi se ka humbur 16 kilogramë në tre javë për t’u përshtatur me fustanin ikonik të Marilyn Monroe. Gjatë një interviste në “Today” këtë javë, Kim deklaroi se ajo ka rënë 9 kilogramë që pas Met Gala.

“E shikoja si një model. Doja shumë ta vishja këtë fustan. Ishte vërtet e rëndësishme për mua. Në fakt më mësoi shumë për stilin e jetës dhe shëndetin tim dhe që atëherë, vazhdova të ushqehesha vërtet shëndetshëm”- tha Kim e cila më pas shtoi se është e lumtur me transformimin e saj, por nuk po përpiqet të humbasë më peshë. “Kam më shumë energji se kurrë. Kam hequr kaq shumë sheqer. Po haja shumë ushqime të padëshiruara. As nuk e kuptova. Shumë ushqime të skuqura. Dhe unë ndryshova plotësisht stilin tim të jetesës,” -shpjegoi ajo.

Kim ka thënë më parë se kishte hequr dorë nga sheqeri dhe karbohidratet për thuajse një muaj, por u kritikua nga disa personazhe, si aktorja Lili Reinhart, e cila pretendoi se është “e neveritshme” për të famshmit të pranojnë se “vdesin nga uria” duke marrë parasysh ndikimin e tyre të madh. Ndërsa Kim është përpjekur të qetësojë ata që e kritikojnë duke e krahasuar transformimin e saj me punën e aktorëve si Christian Bale dhe duke pretenduar se ajo thjesht filloi të ushqehej më shëndetshëm, sërish kritikët e saj nuk janë të kënaqur.

“Nuk thashë, ‘Përshëndetje të gjithëve, pse nuk e humbisni këtë peshë në një periudhë të shkurtër kohe?’”, tha Kim. “Për mua ishte sikur, “OK, Christian Bale mund ta bëjë këtë për një rol filmi dhe kjo është e pranueshme.” Edhe Renée Zellweger fitoi peshë për një rol. Për mua është e njëjta gjë.”

Si dikush që ka patur një çrregullim të të ngrënit për pjesën më të madhe të jetës që më shkatërroi jetën, mendoj se kjo familje ka nevojë për ndihmë serioze,” shkroi në Twitter dikush në përgjigje të një titulli që reklamonte humbjen e vazhdueshme të peshës nga Kardashian.

Një person tjetër shkroi: “Do të doja që njerëzit të ndalonin së raportuari për humbjen e peshës së Kim Kardashian dhe të injoronin faktin që ajo është dobësuar pothuajse në çdo pjesë të trupit të saj deri në atë pikë sa mezi duket njerëzore.”

“E urrej edhe më shumë Kim Kardashian për promovimin e dietës së saj kufizuese dhe duke menduar se nuk ka asgjë të keqe me të. Nëse e shikoni, gjëja e parë që shfaqet është ‘dieta për humbje peshe’ dhe është e frikshme”, -shkroi një tjetër.

 

Në Shtetet e Bashkuara, rreth 5 deri në 10 milionë gra vuajnë nga çrregullimet e të ngrënit, sipas Universitetit të Arkansas për Shkenca Mjekësore. Raporti i ‘Dove Global Girls Beauty and Confidence’ zbuloi se gati gjysma e vajzave me vetëbesim të ulët thonë se bëjnë çmos që të duken si modele dhe të famshme. Trajneri personal i Kim e mbrojti atë, duke pretenduar se humbja e shpejtë e peshës ishte bërë në një “mënyrë të shëndetshme”.

Kim gjithashtu ndau në “Today” se e kishte veshur fustanin ikonik të Monroe për rreth 3 minuta teksa ecte në tapet dhe më pas ishte ndërruar. Ylli është përballur me shumë kritika për veshjen e fustanit historik që shumë kanë deklaruar se duhet të jetë në një muze. Madje disa kanë pohuar se ajo e ka dëmtuar fustanin.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×