
Partnerja e Kristiano Ronaldos, Xheorxhina Rodriges, ka ndarë me fansat foto nga pushimet në Majorka.
Sulmuesi i Mançester Junajtid, e dashura dhe pesë fëmijët e tij kanë qëndruar në një vilë luksoze në ishull. Gjëja më e veçantë rreth kësaj shtëpie është dhoma “për çifte” nën tokë. Familja e yllit portugez udhëtoi drejt Majorkas më 14 qershor.
Jahti ku po qëndron futbollisti kushton plotë 5.5 paund dhe është ankoruar në Port Adriano në jugperëndim të Majorkas. Gjatë këtij udhëtimi çifti organizuan një festë në det të hapur me miqtë, duke përfshirë shokun e ngushtë Hose Semedo, për të festuar ditëlindjen e djalit të madh të Ronaldos që mbushi 12 vjeç.
E dashura seksi e Ronaldos, Xheorxhina ndër fotot e postuara, ka qenë edhe një pamje nga qielli, për të kujtuar fëmijën që humbën disa kohë më parë.
“Shumë dashuri,”-shkruajti krahas fotove Xheorxhina.
Pas këtyre momenteve të relaksit për Ronaldon, vëmendja do të kthehet te e ardhmja e yllit portugez. Është pohuar se fituesi i Euro 2016 është “i shqetësuar” nga paraqitja e dobët e Djajve të Kuq në transfertë.
Kjo mund të jetë një arsyeje që, Kristiano të largohet nga klubi nëse ata nuk tregojnë më shumë ambicie. Sipas “Rekord”, Ronaldo mund të largohet nga klubi për herë të dytë, nëse performanca e klubit të tij vazhdon me të njëjtat ritme.
Ata shtojnë se ai u ka thënë shefave të Junajtid: “Ndiqni lojën tuaj ose unë do të largohem”.
Junajtid ende nuk ka sjellë askënd, pavarësisht se ka lejuar lojtarë si Paul Pogba, Jesse Lingard, Edinson Cavani, Nemanja Matic dhe Juan Mata të largohen me transferime të lira.