
Mbretëresha e Anglisë, ndonëse brenda korrnizës serioze, tërheq vëmendje me stilin e saj të veshjes.
Monarkja në çdo dalje të saj publike kujdeset të jetë e kuruar deri në detaj. Së fundmi Mbretëresha Elizabeth, ka pritur në një takim guvernatoren e Uellsit të Ri Jugor, Margaret Beazley.
Për këtë takim ndryshe nga kostumet e saj karakteristike njëngjyrëshe, monarkja 96-vjeçare kishte veshur një fustan veror.
Fustani mbante detaje lulesh në nuanca të ndryshme. Dukjen e saj, Mbretëresha e Anglisë e kishte kompletuar me varsen me perla, karakteristike të saj dhe këpucë të sheshta. Në këtë takim Mbretëresha dukej e qeshur dhe shumë në formë. Ajo u pa të lëvizte pa bastunin e saj.