Entuziazmi i tifozëve kuqezi arrin kulmin për titullin kampion, faqja zyrtare e Sasuolos “pushtohet” nga ata të Milanit

Milani do të luajë ndeshjen deçizive të gjithë kampionatit në javën e fundit të saj ku në rast edhe të një barazimi mund të “kurorëzohet” si kampioni i ri i Italisë.

MILAN

Faqja zyrtare e Sasuolos është pushtuar që nga orët e para të mëngjesit nga tifozët e shumtë të Milanit që tashmë janë në kërkim të një bilete për ndeshjen e javës së fundit të planifikuar në stadiumin “Mapei” ditën e dielë.

Shitja e biletave nuk ka filluar ende duke parë se akoma nuk ka një orar zyrtar kur do të luhet takimi nga ana e Ligës së Serisë A.

Stadiumi “Mapei” arrin deri në 21.500 tifozë, por entuziazmi i kuqezinjve ndoshta nuk do të kufizohet vetëm në sektorin e mysafirëve që ka një maksimum prej 4000 vendesh.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×