Trajneri argjentinas i Atletiko të Madridit, Diego Pablo Simeone, ka qenë së fundmi një emër i përfolur në merkato, për një largim të mundshëm të tij nga klubi spanjoll.
Ishte vetë 52-vjeçari ka zgjedhur që të flasë për këtë çështje, duke i vënë vulën njëherë e mirë fjalëve. “Nuk ka asgjë për të thënë, do të vazhdojë me Atletikon e Madridit”, u shpreh Simeone pas sfidës me Sevijan.
Nëse nuk do të kemi ndonjë lëvizje surprizë të argjentinasit gjatë merkatos, atëherë ky do të jetë sezoni i tij i 12-të në radhët e skuadrës së Atletikos.
Arena e Lajmit

Loading…