Pikantet e Egnatia-Partizani/ Skuka tërbohet nga zëvendësimi, presidentët e ndjekin sfidën si miq. Ja çfarë nuk u pa në TV

Ndeshja mes Egna tias dhe Partizan it, e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës dhe e mbyllur me fitoren minimale të miqve, u ndoq nga rreth 1 mijë spektatorë, teksa “Panorama Sport” si gjithmonë e pranishme në çdo stadium të Kategorisë Superiore, ju sjell momentet pikante të betejës.

bandicam 2022-05-14 17-28-20-609

* Vetëm pesë minuta përpara startit të kësaj përballjeje, stafi i Egnatias rishpërndan protokollin e takimit, ku tashmë në portë titullar për vendësit do të ishte Hasanbelli dhe jo Bruno Puja si në protokollin e parë. E gjithë kjo ishte një gabim i personave përgjegjës për të plotësuar protokollin, sepse ishte pikërisht Hasanbelli, ai që kreu nxehmjen para ndeshjes.

* Humbja me Partizanin ka qenë më pak e dhimbshmja në gjithë këtë sezon për tifozët e Egnatias prej faktit që siguruan matematikisht vendin e tetë, por edhe për çështje zemre. Një pjesë e mirë e tifozëve rrogozhinas janë mbështetës të Partizanit dhe bëjnë tifo për të kuqtë kur Egnatia militon në ligat e ulëta.

* Tepër nervoz u shfaq Pedro në këtë sfidë kur u pa të protestonte shumë herë ndaj vendimeve të gjyqtarit. Në minutën e 64-t për herë të parë në këtë sezon Egnatia kryen zëvendësime kokë më kokë në sulm, duke larguar dyshen Pedro-Delarge e aktivizuar Maganin e Ademin. Në pjesën e dytë ka një përplasje fizike për top mes Matondos e Agbekpornut. Futbollisti i kuq vonohet të ngrihet në këmbë. Kjo sjell protesta të fuqishme e të gjata të tifozërisë vendëse.

* Të dy presidentët, Demi e Demrozi, e ndoqën sfidën së bashku dhe për asnjë moment nuk pati ndonjë replikë, por vetëm bisedë miqësore.

* Sapo gjyqtari fërshëlleu për mbarimin e takimit dhe futbollistët po futeshin në dhomat e tyre, një “kala” me pica u panë të futeshin te dhoma e të kuqve. Ishin pa drekë apo festuan me pica, kjo nuk u sqarua.

* Xhuliano Skuka tregon edhe një herë se zëvendësimet nuk i pëlqejnë. Dibrani lë fushën tërë nerva, teksa nga stafi mundohen ta qetësojnë për të shmangur ndonjë problem të mundshëm

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook