Erling Haland ka vendosur të kënaqë tifozët e Borusia Dortmund me një festë të çmendur lamtumire. Sulmuesi norvegjez i ka dhënë lamtumirën në fushën e lojës tifozëve të Borusias duke shënuar në ndeshjen e fundit në kampionat të shtunën.

Goli i 62-të në 67 ndeshje në Bundesligë me Borusian duhej t’u mjaftonte tifozëve. Por vetë Haland nuk është kënaqur me kaq, pasi pak orë më vonë, në internet filluan të qarkullonin video të tij në një festë të çmendur në një klub nate ku ai shihej i veshur me tutat e klubit, teksa bënte baristin duke u mbushur gotat me pije dhe koktej të ndryshëm tifozëve të pranishëm.
Një festë e jashtëzakonshme në të cilën Haland provoi edhe të kërcente me tifozët, për të bërë të veçantë këtë lamtumirë të tij, pasi që nga 1 korriku, do të jetë pjesë e skuadrës së Mançester Sitit.
Arena e Lajmit
Loading…
and then