Disa e mbajnë mend e të tjerë mbase jo, por në vitin 1996 Xhorxh Ueah shënonte një gol spektakolar ndaj Veronës në “San Siro”.
Liberiani dribloi disa mbrojtës përpara se të depozitonte topin në rrjetë me “San Siro”-n që nuk u besonte syve. Ai vrapoi për 85 metra dhe e preku topin 14 herë derisa shënoi.
Gol i ndryshëm, por distancë e ngjashme me atë që përshkoi Teo Hernandez dje për gëzimin e dytë në fitoren e “Djallit” kundër Atalantës. Mëngjarashi francez vrapoi për 83 metra dhe e preku topin 12 herë derisa arriti të mposhte Muson me atë diagonale të saktë e cila e qetësoi ekipin dhe futi në kasafortë tri pikët që mbajnë ende Milanin në krye të Serisë A.
Arena e Lajmit

Loading…