Real Madrid prej shumë vitesh ka qenë në epiqendër të kritikave dhe akuzave se favorizohet nga gjyqtarët. Sjellja e fundit e Kasemiros nuk duket se ndihmon në këtë aspekt dhe i ka kthyer përsëri madrilenët në fokus të atyre që mbështetin këtë teori.
Gjatë ditës së djeshme, në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet Kasemiro duke takuar gjyqtarët, me në krye Mateu Lahoz, atë që më pas do të ishte edhe gjyqtari i ndeshjes së djeshme me Kadiz. Në atë video, atmosfera duket shumë miqësore dhe Kasemiro nuk ngurron të godasë lehtë me shpullë gjyqtarin e njohur ndërkombëtar, që reagon me shumë miqësi ndaj kësaj lloj sjellje.
Sigurisht, kaq ka mjaftuar që rrjeti të mbushet përsëri me teoritë konspirative rreth ndihmës që merr Reali në ndeshjet kryesore dhe se vendimet e gjyqtarëve janë ato që e shtyjnë gjithmonë drejt triumfeve.
Arena e Lajmit

Loading…