
Ai është i njohur për zgjedhjet e tij të guximshme në veshje.
Dhe Cruz Beckham ia doli edhe një herë, teksa u ul në rreshtin e parë të shfaqjes’ Kenzo Menswear Pranverë-Verë 2023′ për ‘Javën e Modës në Paris’ të dielën. 17-vjeçari kishte veshur një xhaketë ngjyrë vjollce dhe të verdhë, mbi një bluzë të bardhë dhe xhinse me brez.
Djali i David dhe Victoria Beckham gjithashtu kishte një varse në formë kanabisi rreth qafës së tij. Varsja ishte me rruaza dhe një gjethe kanabisi që dukej se i bënte një homazh babait të tij me stilin e viteve ’90.
Ai po ashtu mbante edhe një palë vathë të vegjël kryq teksa mbante një palë syze dielli ngjyrë kafe. Cruz u ul përkrah djalit të Will Smith, Jaden, dhe çiftit të famshëm Justin Timberlake dhe Jessica Biel.
Jaden, 23 vjeç, zgjodhi një kostum me stampa gri të errët, që e kombinoi me një këmishë blu dhe kravatë. Jessica u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa shfaqte barkun e saj të tonifikuar me një crop-top të zi dhe xhaketë sportive të hapur.
Ylli ishte me bashkëshortin e saj Justin, i cili kishte një xhaketë jeshile dhe një palë pantallona të shkurtra krem. Këngëtari ka veshur edhe një këmishë xhins blu.