Janet Jackson poston foton e rrallë me Michael Jackson në përvjetorin e vdekjes së tij

janer-michael-jackson-panorama-plus

Motra e Michael Jackson, Janet, kujtoi legjendën e muzikës në përvjetorin e vdekjes së tij duke postuar një foto të rrallë në rrjetet sociale.

Në foton që 56-vjeçare shpërndau në foto Instagram shihet duke pozuar me ‘Mbretin e popit’, i cili u nda nga jeta më 25 qershor nga arresti kardiak në moshën 50-vjeçare. Këngëtarja e “That’s Way Love Goes” e shoqëroi postimin e saj vetëm me një emoji me zemër të bardhë.

Në çastin e ëmbël, dyshja dukeshin të buzëqeshur ndërsa qëndronin pranë njëri-tjetrit në një dritare.

Gjatë viteve, Janet ka nderuar Michael në shumë raste, duke përfshirë postimet vjetore në Instagram për të shënuar ditëlindjen e tij më 29 gusht. Megjithatë, ajo ka pranuar se ajo dhe fituesi i 15 çmimeve “Grammy” kishin një marrëdhënie të komplikuar.

Në dokumentarin e saj “Janet Jackson” që u transmetuan në ‘A&E’ dhe ‘Lifetime’ në fillim të këtij viti, shpjegoi se ajo dhe Michael ishin jashtëzakonisht të afërt si fëmijë, por filluan të ndaheshin në vitet e mëvonshme.

“Ne ishim afër, Randy, unë dhe Make – ne ishim si tre miqtë – tre zogjtë”, kujtoi Janet. Pavarësisht marrëdhënies së tyre të ngushtë gjatë fëmijërisë, aktorja e “Poetic Justice” tha se ndjeu një ftohje kur Michael tallej me peshën e saj. “Kishte raste kur Majk më ngacmonte dhe më thërriste me emra. “Derr, kalë, lopë. Ai qeshte për këtë dhe unë qeshja gjithashtu, por më pas brenda më dhembte”, rrëfeu ajo.

Janet tha se ajo dhe Michael ‘filluan të ndiqnin rrugët e ndara’ gjatë triumfit të tij si një artist solo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×