
Është arrestuar në Kavajë 32-vjeçari Klajdi Arapi.
Sipas policisë Gjykata e Shkallës së Parë Kavajës e ka dënuar 32-vjeçarin me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Informacion-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Klajdi Arapi, 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arena e Lajmit