“Për një urdhër-mbrojtje nga Tropoja duhet të vijnë në Tiranë”, avokati sqaron bojkotin kundër hartës së re: Deri të premten asnjë seancë gjyqësore. Ja zgjidhja

Ferdinand Doja

Prej ditës së sotme, deri të premten avokatët do të bojkotojnë seancat gjyqësore në shenjë kundërshtie për miratimin e hartës së re gjyqësore. Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për News24 theksoi se avokatët kundërshtojnë këtë hartë, pasi rriten shpenzimet dhe kostot e seancave gjyqësore.

Nga 22 gjykata të Shkallës së Parë mbeten funksionale 13 të tilla. Ndërkohë gjykatat e apelit, mbet vetëm një Apel në kryeqytet. Ky reduktim vjen për shkak të uljes së numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të procesit të vettingut. Në një prononcim për News24 Ferdinand Doja, anëtar i Komisionit të Disiplinës pranë Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë tha se për një urdhër mbrojtje duhet të udhëtohet nga Tropoja deri në Tiranë.

“Po monitorojmë hap pas hapi këtë proces. Të gjithë avokatët kanë bojkotuar. Në asnjë vend të Shqipërisë nuk po zhvillohen gjyqe, përveç masave të sigurisë. Edhe aksesi i avokatëve të rretheve është ai aksesi ndaj qytetarëve. Bojkoti jonë konsiston më shumë për gjykatat e Apelit. Për një urdhër mbrojtje qytetari duhet të vijë nga Tropoja në Tiranë. Faktin që qytetarit po ia largojmë gjykatat kjo e bën të pamundur që t’ia japim mundësinë që ai të ankimojë vendimin. Ne kemi kërkuar 3 gjykata te Apelit, një në veri dhe një në jug dhe në Tirane Apelit, një në veri dhe një në jug dhe në Tiranë.”, tha Doja.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×