“Raundi i tretë pa kuorum”, Mziu: Mazhoranca do ta zgjedhë presidentin me votat e vjedhura të 25 prillit! Kukull të Edvinit

Mziu

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Xhelal Mziu është shprehur se raundi i tretë i cili u zhvillua për presidentin e ri nuk kishte kuorumin e nevojshëm ligjor.

Ndërsa akuzon mazhorancën, Mziu thotë se tashmë do ta zgjedhë presidentin me votat e vjedhura të 25 prillit.

Reagimi:

Raundi i tretë i Presidentit, nuk kishte kuorumin e nevojshëm ligjor!

Certifikohet raundi i tretë për Presidentin pa kuorumin e nevojshëm, ishin vetëm 69 deputet nga minimalisht 84 deputet që duhet të ishin të pranishëm në sallë!

Mazhoranca me vota të vjedhura më 25 prill, do të zgjedh në raundin e katërt, me votat e vjedhura më 25 prill, një President kukull të qeverisë ose të Edvinit!!

Mziu

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×