
Pas një periudhe mbi më shumë se një viti, prokuroria rikthehet në vendin e ngjarjes ku u vra Pjerin Xhuvani.
Dy Prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçkaj janë rikthyer në vendin ku u vra ish-drejtori i Spitalit të këtij qyteti.
Kjo vrasje e bujshme ndodhi 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Burime zyrtare bënë me dije se Prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit ku u vra mjeku Pjerin Xhuvani nga Arbër Paplekaj ku mbetën të plagosur 4 persona.
Arena e Lajmit